FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kthesë e papritur e motit, dëbora zbardh Dibrën (Foto)

Me uljen e temperaturave gjatë natës, rajoni i Dibrës është përfshirë nga reshjet të borës.

Dëbora ka zbardhur fushat dhe malet por jo rrugët nacionale. Trashësia ka arritur deri në 10 centimetra, kurse në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, bora ka shkuar deri në 15-20 centimetra.

Tashmë jemi në stinën e pranverës dhe një pjesë e pemëve kanë nisur të çelin, ndaj ngricat mund të shkaktojnë dëme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë nuk ka probleme për sa i përket qarkullimit rrugor, mjetet dhe këmbësorët kishin dalë duke mbushur rrugët. Karantinimi për 40 orë funksionoi dhe qytetarët e respektuan. Tani kanë dalë për të kryer obligimet familjare dhe të rikthehen për tu mbyllur sërish në orën 13:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?