Kthimi i emigrantëve në Shqipëri, Tavo: Teste të shpejta dhe falas në pikat kufitare

Duke parë që emigrantët po rikthehen në vend në këtë situatë të rëndë të Covid-19, ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, thotë se duhen që të merren masa për teste të shpejta dhe falas në pikat kufitare. ”Emigrantët shqiptarë kanë të drejtën e tyre të festojnë me familjet festat e fundvitit ndaj qeveria të marrë masat dhe të përkushtohet në ndalimin e trasmetimit të infektimit përmes Testeve të Shpejta dhe Falas, ky një detyrim i qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të vet”,-shkruan Tavo në facebook.

Postimi i plotë

Të merren të gjitha masat dhe të sigurohen TESTE TË SHPEJTA dhe FALAS në pikat kufitare, në aeroport dhe porte me rastin e festave të fundvitit.

Emigrantët shqiptarë kanë të drejtën e tyre të festojnë me familjet festat e fundvitit ndaj qeveria të marrë masat dhe të përkushtohet në ndalimin e trasmetimit të infektimit përmes Testeve të Shpejta dhe Falas, ky një detyrim i qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të vet.

Duke marrë në konsideratë gjendjen e vështirë të disa shteteve, sidomos Anglisë e cila ka deklaruar një variant të ri të virusit i cili ka pësuar mutacion gjatë kohëve të fundit, qeveria duhet të përkushtohet me të gjitha masat për ta bërë më të sigurtë ardhjen e emigrantëve dhe ndalimin e transmetimit të virusit. Kjo është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë për ta menaxhuar këtë situatë.

SHKARKO APP