Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 14:18 Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton Mbrojtësi kroat Luka Vuškovic po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës. Sipas raportimeve të TEAMtalk, Barcelona, Chelsea dhe Bayern…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kthimi nga plazhi/Policia: Në disa akse fluksi është autokolonë, kujdes me manovrat e rrezikshme

Aktualitet E diel, 23 Gusht 2020 19:48
Kthimi nga plazhi/Policia: Në disa akse fluksi është autokolonë, kujdes me manovrat e rrezikshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Policia Rrugore përmes një deklarate për shtyp, thotë se kthimi nga plazhi shoqërohet gjithmonë me fluks të shtuar. Në të gjitha akset rrugore nacionale, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, si dhe po monitoron me dronë parakalimet e gabuara dhe me radarë shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Mund t'ju interesojë

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 pe...

Para 24 minutash
Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Para 42 minutash
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, rrokullisin ”stolat” e betonit

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, rrokullisin ”stolat” e betonit

Para 1 ore

Vijon kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë. Në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks të shtuar por të rrjedhshëm. Deri tani nuk ka pengesa apo bllokim të lëvizjes. Në disa akse apo segmente fluksi është autokolonë. Në të gjitha akset rrugore nacionale, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, si dhe po monitoron me dronë parakalimet e gabuara dhe me radarë shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deri në këto momente në të gjitha akset rrugore nacionale janë evidentuar 31 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit. Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 197 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore, kanë konstatuar lëvizje të çrregullta në rrugë apo manovra të rrezikshme dhe kanë ndaluar 24 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, ku pas alkooltesteve ka rezultuar se 11 prej tyre drejtonin mjetet nën ndikimin e alkoolit, me masa alkooli që varionin nga 0.25 mg/l deri në 0.44 mg/l, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit.

Nga patrullat e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore janë vendosur 234 masa për përdorim të celularit, 79 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 36 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të mos kryejnë parakalime të gabuara duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative në rast fluksi dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore.

https://www.instagram.com/p/CEPYR97Abne/

Etiketat e lidhura

policia rrugore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton
Para 11 minutash

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!
Para 11 minutash

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!
Para 22 minutash

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona
Para 24 minutash

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 16 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 4 orësh

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

3 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 19 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 20 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.