Ku është Ervis Martinaj? Çuçi: Policia do flasë me prova. Dy janë pistat e hetimit
Kur do të flasë Policia e Shtetit për Ervis Martinajn?
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se do të flitet me prova dhe jo me thashetheme. Sipas tij, dy janë pistat e hetimit. Vrasje ose inskenim.
”Policia po heton, po heton të gjitha pistat. Policia do të flasë kur të ketë prova dhe nuk mund të flasë në bazë të thashethemeve. Ajo që po bën policia është padyshim hetimi në pista të ndryshme. Pistat janë pista e vrasjes, pista e zhdukjes në mënyrë të vullnetshme dhe pista e tretë, ai është gjithmonë në kërkim nga drejtësia, sepse ka pasur edhe më herët statusin e të shumëkërkuarit. Konkluzioni do të jetë i bazuar në prova, jo në thashetheme”.
Sokol Balla: Prova kemi që shoqërohej deri në sekondat e fundit nga një efektiv policie.
Bledi Çuçi: Policia e zbuloi.
Sokol Balla: Po ai ishte polic.
Bledi Çuçi: Policia e zbuloi pra këtë gjë, këto mos bëni sikur ndodhin vetëm në Shqipëri dhe që bota e zhvilluar nuk ka raste të tilla
Sokol Balla: Ndoshin me frekuencë.
Bledi Çuçi: Ku e di ti se me cilën frekuencë ndodhin? Ke studime? Ndodhin edhe më shpesh madje. Unë s’jam i sigurtë as për ty, jam dyshues edhe për ty që mund të jesh një vrasës potencial në momentin që shoh një shenjë. Por kur nuk e shoh një shenjë, nuk jam.