Ku është Ervis Martinaj? Ish-drejtori i Policisë: Ai inskenoi zhdukjen, bëri kompromis me kundërshtarët

Ku është Ervis Martinaj? Ish-drejtori i Policisë, Shemsi Prençi thotë se Martinaj ka bërë një marrëveshje me grupet kundërshtare dhe ka inskenuar zhdukjen e tij. Por ky variant është hedhur poshtë nga gazetari Eni Ferhati, i cili u shpreh se mendon që Martinaj ka inskenuar zhdukjen e tij, por se për diçka të tillë ka marrë ”bekimin” e kundërshtarëve.

Pjesë nga biseda 

Prençi: Pasi humbi shumë ushtarë pranoi humbjen, bëri kompromis me kundërshtarët.

Ferhati: Agresioni i kundërshtarëve të Ervis Martinaj ka qenë aq i ashpër saqë nuk mund të ndodhë që një ditë të bukur ti thonë largohu e ta lënë të lirë. Ndoshta më shumë mund të mendohet një inskenim por jo me miratim të palës kundërshtare, kishte konflikte me të paktën 3 grupe.

Prençi: Që nga masakra në Fushë-Krujë dhe Milot, kishte negociata dhe koha do ta provojë, një nga versionet nga biseda me personazhe që kanë njohuri me të, nuk ka shkuar vetëm, Ervis Martinaj të bënte negociata, por njihen këto marrëveshje pasi ai kishte humbur gjithçka, kishte humbur skuadrën.

SHKARKO APP