Ku i çoi 1.6 milion euro kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli? Po SPAK-u ku është?
1.6 milion euro kanë ”humbur” dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ende nuk ka dhënë një përgjigje për këtë akuzë që vjen nga Sekretari i Këshillit Bashkiak, Agron Gjipali.
1.6 milion euro ishin një investim për ujësjellësin dhe kjo ndërmarrje nuk ka asnjë info. Po ashtu Gjipali thekson se ndërtimet janë një tjetër maskaradë dhe pazar nga Leli, për të cilat vazhdon të hesht.
Sekretari i Këshillit Bashkiak thotë se këto dhe shumë abuzime nga ky institucion janë vënë në dukje ndaj kryetarit të Bashkisë, njeriu i cili paguhet nga taksat e këtij qyteti nuk po punon aspak për këtë qytet, por vetëm për interesat e tij private dhe klienteliste.
Pjesë nga fjala e Sekretarit të Këshillit Bashkiak, Agron Gjipali
Kohët e fundit i kam dërguar një shkresë z.Leli, për një informacion më të detajuar për Këshillin Bashkiak, jo personalisht, por nga grupi i këshilltarëve, në lidhje me 1.6 milion lekë të reja të prokuruara në Ujësjellës, nëpërmjet Bashkisë, për transparencë por edhe për dëgjesat publike, që janë bërë apo jo, që ne e dimë shumë mirë që nuk janë bërë.
Së dyti i kam dërguar dhe një shkresë z.Leli, që të ndërpresë dhëniet e titujve vendor të nderit, konkretisht mirënjohja e qytetit të Vlorës, të cilat janë në kundërshtim me ligjin, ku një titull i tillë nuk ekziston në ligj dhe nuk është miratuar nga Këshilli Bashkiak, dhe nuk i jep asnjë të drejtë kryetarit të bashkisë që ti japë ato. Nisur nga këto, nisën presionet fëminore, dhe duke nisur një shkresë kryetares së Këshillit nga ana e drejtorisë juridike të firmosur nga z.Leli.
Pse drejtoria juridike nuk flet për titujt e nderit, për mungesën e dëgjesave publike, nuk atakon në Shkallë të Dytë të Gjyqësorit lejet e ndërtimit që nuk paguajnë tarifën sipas çmimeve të referencës sot, por me ato të 10-të viteve më parë, duke pjesë një dëm të jashtëzakonshëm finaciar Bashkisë. Paguajnë 3-4 fishin më pak nga ato që duhet të paguajnë.
Pse Bashkia stimulon ndërtues problematikë, që ndryshojnë strukturash pallatesh, që ndërtojnë kate mbi projektin e bërë dhe ekzistojnë realisht dhe nuk i prek askush? Pse mbaheshin lejet e ndërtimet në zyrën e titullarit përmuaj me rradhë? Si mendoni? Bëheshin për bamirësi të gjitha? SPAK-u vonon, por nuk neglizhon, ndaj ju them kujdes shumë shokëve të mij këtu që janë drejtues, ju këshilloj si mik që mos firmosni nën presion asgjë, të gjithë drejtorët të kenë parasysh që të ruajnë veten, familjen dhe të tjerët.