“Ku janë alienët?” pyetja e paradoksit Fermi

Alientët janë pothuajse në filma, në video, kudo por asnjëherë jo ata të vërtetët. Lidhur me këtë dilemë, se ku janë ata, një gjë është e saktë, që pothuajse të gjithë shkencëtarët janë të një mendimi se në universin e pafund ekzistojnë jashtëtokësorët. Asnjëri nuk është në gjendje që t’i japë një përgjigjie, pikëpyetjeve qe njihen si paradoksi Fermi.

Ky paradoks ka marrë emrin nga shkencëtari italian Enrico Fermi i cili në vitet ’50 të shekullit të kaluar do të pyeste: Duke parë probabilitetin e madh që në universin e pafund të ketë jashtëtokësorë, atëherë përse ne nuk kemi ende një provë të qartë për ekzistencën e tyre?

Në paradoksin e Enricos thuhet se ka një kundërshti të thellë mes probabilitetit të madh për ekzistencën aliene dhe mungesës totale të provave që vërtetojnë ekzistencën e një forme jete inteligjente jashtë Tokës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ku janë alienët?”, ishte pyetja e tij por që mbetet, ende sot e kësaj dite. Kanë kaluar gjashtë dekada kur kjo pyetje u bë dhe përgjigjet ndër vite kanë qenë të përgjysmuara. Këtyre përgjigjieve jo të plota u shtohen edhe një tjetër, që është krejtësisht origjinale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fizikanti Brian Cox ka një ide e ajo  thekson se: “Një përgjigjje e mundshme e paradoksit të Fermit është se është e pamundur të drejtosh një botë që ka fuqinë të shkatërrojë vetveten dhe më pas kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për ta parandaluar këtë shkatërrim”, përgjigjia e Cox është një mesazh për tokësorët.

Ai i referohet zhvillimit të njerëzimit, që sot ka fuqinë bërthamore për të shkatërruar jo vetëm shtëpinë tonë të përbashkët, por edhe vetë sistemin diellor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?