Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, takim me Presidentin Begaj
Lajme E Shtunë, 26 Shtator 2026 11:15
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do t’i dorëzojë letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.
Ceremonia shënon nisjen zyrtare të detyrës së Wendt si kryediplomat amerikan në Shqipëri.
Pas dorëzimit të letrave kredenciale, Wendt pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin Begaj.

