Ku ruhen dosjet e “drejtësisë”?
Shpërndarja e arkivës së ish-Sigurimit të Shtetit në institucione, ka qenë shpesh argumentimi i vonesave që autoriteti ka pasur në zbulimin e emrave të bashkëpunëtorëve të sigurimit. Së shpejti, të gjitha dosjet do të vendosen në godinën e re të autoritetit te drejtuar nga Genta Sula, pranë ministrisë së Mbrojtjes.
Pas Reformës në Drejtësi, u bë taksative që njerëzit që emërohen në organet kryesore te sistemit t’u verifikohet e shkuara personale e profesionale para viteve ‘90. Ndaj rasti që ngjalli më shumë debat ishte ai Bujar Sheshit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Autoriteti njoftoi se ai figuronte në dosjet e sigurimit, pak muaj pasi ai u zgjodh në institucionin e rëndesishëm të akuzës. Sheshi e dërgoi çështjen në gjykatë.
Një vit më herët, një tjetër kandidat, Kozma Jano, u denoncua nga Partia Demokratike dhe shumica e skualifikoi nga gara për KLP. Demokratët kanë denoncuar dhe emra të tjerë. Së fundmi ata publikuan dhe emrat e disa ish-bashkëpunëtorëve të pretenduar të Sigurimit të Shtetit që po rikthehen në nivele drejtuese. Nga ana e saj, shumica shprehet e gatshme të pastrojë institucionet. /A2 news/
KOHA JONË SONDAZH

