Kualifikimi i mësuesve, kriteret për të marrë titullin “mjeshtër” apo “specialist”

Procesi i kualifikimit të mësuesve do të zhvillohet në periudhën mars-prill. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzuesin për kualifikimin e mësuesve i cili përcakton se procesi do të zhvillohet në periudhën mars-prill.

Kualifikimi është i lidhur me kategorizimin e mësuesve, në bazë të të cilës përcaktohet dhe shtesa në pagë, ndërkohë që procedurave të tij i nënshtrohen të gjithë ata mësues të cilët deri në 31 dhjetor të vitit paraardhës plotësojnë kriteret e vjetërsisë së punës në arsim.

Për kategorinë “Mësues i Kualifikuar” mësuesit duhet të kenë të paktën 5 vjet punë, ndërsa për kategorinë “Mësues Specialist” duhet të paktën 10 vjet pune.

Për kategorinë “Mësues Mjeshtër”, kandidatët duhet të kenë të paktën 20 vjet eksperiencë pune.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, çdo kandidat që dëshiron të aplikojë për kategorinë e kalifikimit, në vitin 2014-2015 nëse ka kryer të paktën 3 ditë trajnimi në vit kalendarik.

Në bazë të udhëzuesit të MAS, çdo kandidat ka të drejtën për tu futur në procesin e kualifikimit jo më shumë se tre herë.

Programet e kualifikimit do të bazohen në profilet përkatëse. Testi i provimit do të jetë i ndërtuar në dy pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë me veprimtarinë e mësuesve, programet lëndore ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë me përmbajtjen shkencore të lëndës, sipas programit të kualifikimit.

Përsa i përket vlerësimit dhe pagave, çdo kandidat duhet të dorëzojë disa dokumente të cilat përfaqësojnë portofolin professional të tij.

Kandidatët vlerësohen me pesë shkallë: A, B, C, D, E.

SHKARKO APP