Kuçi, i arrestuar për vrasjen e turistit Rus, ju nënshtrohet analizave
Biznesmeni Fatmir Kuçi i arrestuar si autori i vrasjes nga pakujdesia të turistit rus ka lënë ambientet e paraburgimit mbrëmjen e djeshme për tiu nënshtruar analizave në spitalin e Vlorës. Ndërkohë sot është në paraburgim informon zëdhënësja e policisë së Vlorës.
Fatmir Kuçi u arrestua dje pasi akuzohet se më 3 gusht rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur “Livadh” i Himarës, ky shtetas duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arroë”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin Rus D.K., i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës”.
Vetë biznesmeni nuk ka pranuar polici autorësinë e ngjarjes tragjike. Fatmir Kuçi nga Elbasani ka shpjeguar në polici se i ka dhënë ndihmën e parë rusit Denis Kaiumov, të cilin e ka gjetur në det në gjendje të rëndë shëndetësore. Biznesmeni i ndërtimit ka sqaruar se ndonëse e ka transportuar turistin rus drejt bregut me skafin e tij, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të shumta në pjesën e gjymtyrëve dhe të shpinës.
KOHA JONË SONDAZH

