“Kufiri” Shqipëri-Kosovë hiqet në fundjavë
Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, tani nuk do tu nënshtrohen kontrolleve kufitare, në pikëkalimet mes të dyja vendeve.
Marrëveshja mes dy shteteve e ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festa zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga policia e Kosovës dhe Shqipërisë.
Këtë të martë në Vërmicë, qytetarët thonë që në mëngjes pati kolona të gjata. Sipas tyre duhet të bëhet lëvizja pa kontroll kufitare e përhershme.
Nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë dolën 19 marrëveshje duke përfshirë edhe sektorin e arsimit, ekonomik e të tjerë.