Kufoma në Dajt, Policia: Na ndihmoni ta identifikojmë, ka këtë veshje

Policia e Tiranës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e një kufome të skeletizuar të gjendur më datë 05.06.2016, në shpatin e malit të fshatit Shkallë-Tujan.

Sipas policisë kufoma është e seksit mashkull, mosha mbi 35 vjeç dhe gjatësi mbi 165 cm. Sëbashku me skeletin janë gjendur:

– Një palë këpucë, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim në pjesën e poshtme të gomës së këpucëve “Clarks” si dhe shënimet shoqëruese “UK: 7 ½, MADE IN VIETNAM”

Swiss Digital Desktop Reklama

– Një xhup lëkure me ngjyrë të zezë, me etiketë në pjesën e qafës me mbishkrimi “BELUOMO”. Xhupi është me zinxhir metalik dhe në pjesën e brendshme ka një astar me kuadrate me ngjyrat blu, gri, bardhë dhe kafe. Pjesa e mëngëve, jakës dhe ajo fundore e xhupit është e trikotuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Një kanatjere me ngjyrë si në gri e përmasave XL.

– Pjesë këmishe me kuadrate në ngjyrë, rozë, kafë, blu dhe bezhë.

I lutemi qytetarëve, se për ç’do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit pa pagesë 129 ose në numrin e telefonit 0694110202.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?