Kujdes kur merrni pastruese, mund ta pësoni si kjo zonja nga Vlora
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje”, Roza Rustemaj, 53 vjeçe, banuese në Vlorë.
Arrestimi i saj u bë nga Shërbimet e Policisë pasi kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në banesën e shtetasit S.N., 43 vjeç, në lagjen “Pavarësia” Vlorë.
Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se kjo shtetase duke punuar si sanitare në këtë banesë përgjatë muajit Korrik 2016, dyshohet se ka vjedhur në total 300.000 lekë dhe 1000 euro.
KOHA JONË SONDAZH

