FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kujdes për sms dhe email mashtruese!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët, duke kërkuar vigjilencë të shtuar ndaj mesazheve SMS dhe email-eve mashtruese që përdorin emrin dhe identitetin vizual të bankave, Postës Shqiptare apo institucioneve të tjera.

Sipas AKSK-së, këto mesazhe synojnë të vjedhin të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve përmes mashtrimeve të njohura si “phishing”.

Mesazhet mashtruese zakonisht pretendojnë se qytetari ka një pako që kërkon pagesë ose konfirmim të adresës, se llogaria bankare është bllokuar apo ka aktivitet të pazakontë, ose se duhet të veprojë menjëherë për të shmangur pezullimin e një shërbimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linqe të dyshimta dhe të mos ndajnë asnjëherë fjalëkalime, kode verifikimi (OTP), PIN-e apo të dhëna të kartave bankare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, AKSK këshillon që çdo njoftim të verifikohet vetëm përmes faqeve dhe kanaleve zyrtare të bankës ose institucionit përkatës, ndërsa rastet e dyshimta të raportohen pranë autoriteteve kompetente dhe institucionit që po imitohet.

“Një klikim i nxituar mund të mjaftojë për të komprometuar të dhënat tuaja. Qëndroni vigjilentë dhe verifikoni gjithmonë përpara se të veproni”, thekson AKSK në njoftimin e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?