Kujdes, po ju vëzhgojnë! Bilanci – 90 mijë filmime nga kamerat e trupit
A e dinit se nga policia e Tiranës janë në përdorim 580 kamera trupore, të cilat gjatë shërbimit, kryejnë çdo ditë rreth 500-550 filmime? Ky është fakt i raportuar nga Drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj sot gjatë bilancit për vitin 2016.
Që nga fillimi i këtij procesi dhe deri në fund të vitit 2016, janë siguruar rreth 90 000 regjistrimeve, të cilat ruhen, administrohen në bazën e të dhenave.
Po kështu në aplikacionin e policisës së Tiranës janë raportuar në kohë reale 37 911 foto ose tekste, për rastet e dyshuara të paligjmërisë dhe korrupsionit. Raportimet më të shumta janë aksidentet
Shifra te tjera
-Nga patrulla e përgjithshme janë realizuar 3163 kapje në flagrancë me 3300 autor, si dhe 274 persona në kërkim.
-Janë organizuar pika kontrolli me plan masash në 2227 raste dhe pika kontrolli në raste ngjarjesh në 1444 raste.
-Janë realizuar 3163 kapje në flagrancë me 3300 autor
-Janë realizuar 274 persona në kërkim
-Pika kontrolli të organizuara në 2227 raste
-Pika kontrolli në raste ngjarjesh në 1444 raste
-Janë shoqëruar në polici 1153 automjete të ndryshme
-Janë kontrolluar 199 377 automjete
-Janar-Dhjetor 2016 janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë Tiranë, 17323 shtetas të ndryshëm prej tyre 2983 persona ndaluar/arrestuar, 14340 persona të këshilluar
-Janë në përdorim 580 kamera trupore, të cilat gjatë shërbimit, kryejnë çdo ditë rreth 500-550 filmime.
-Që nga fillimi i këtij procesi dhe deri në fund të vitit 2016, janë siguruar rreth 90 000 regjistrimeve, të cilat ruhen, administrohen në bazën e të dhenave.
-Janë pritur 270.000 telefonata nga publiku, ose 194346 telefonata më shumë se e njëta periudhë e vitit 2015, nga këto, telefonata që janë dërguar shërbimet e policisë janë 104640 dhe telefonata informuese janë 165360.
-Në aplikacionin e policisës së Tiranës janë raportuar në kohë reale 37 911 foto ose tekste, për rastet e dyshuara të paligjmërisë dhe korrupsionit.
• ANKESA janë 8232 raportime
• PARKIM I GABUAR / AKSIDENT janë 17121 raportime
• NDERTIM PA LEJE janë 2529 raportime
• KORRUPSION janë 586 raportime
• VJEDHJE janë 438 raportime
• ARMEMBAJTJE / DHUNE janë 467 raportime
PAVLEFSHME janë 8538 raportime.

