“Kujdes! Policia po monitoron”! Ç’ndodhi mbrëmë në Tiranë? (FOTO)

Gjatë një aksioni të Policisë Rrugore, mbrëmjen e djeshme janë kapur të dehur në timon, tre persona. Policia bën me dije se arrestimet janë bërë gjatë kontrolleve të zhvilluara gjatë në Tiranë. “Ndonëse me reshje të dendura shiu, Policia Rrugore e Tiranës sfidon kushtet atmosferike duke ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e qytetit me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe jo vetëm”,-njofton policia.

Njoftimi i policisë

Tre të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, përkatësisht: Shtetasi me iniciale P.S 66-vjeç u verifikua se në rrugën Dede Gjo Luli, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.56 mg/l. Shtetasi me iniciale A.O 27-vjeç u verifikua se në rrugën Dede Gjo Luli drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.67 mg/l. Shtetasi me iniciale Xh.D, 23-vjeç u verifikua se në rrugën Dede Gjo Luli drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.85 mg/l. Gjithashtu janë pezulluar edhe 13 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, në nivele që variojne nga 0.22 mg/l deri ne 0.37 mg/l. Festoni, por kujdes! Policia po monitoron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?