“Kujdes shofer i ri”, makina me tre të rinj përfundon në përrua, pamje nga vendngjarja, banori futet në ujë dhe…

Një mjet me targa AA518BC ka përfunduar në përroin e Shesë në hyrje të Librazhdit. Dyshohet se shkak për lëtë aksident të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte mjeti.

Burime bëjnë me dije se në makinë ishin 3 djem të cilët kanë plagë të lehta, dhe po marrin mjekim në spitalin e Librazhdit

Në xhamin e makinës ishte edhe një leter ku shënonte “Shofer i ri”, ç’ka duket se është një tjetër arsye e këtij aksidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të hetuar shkaqet e plota të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka qenë një banor aty afër i cili është futur në ujë dhe ka nxjerrë të aksidentuarit për t’i nisur drejt spitalit.

“Kujdes shofer i ri”, makina me tre të rinj përfundon në përrua, pamje nga vendngjarja

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?