Kukan nervozohet nga deklarata e Ramës

Deklarata e kryeministrit Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, e ka nervozuar mjaft eurodeputetin Eduard Kukan. Duke folur për gazetën serbe “Blic”, kryetari i grupit të PE-së për Ballkanin është shprehur se atij nuk i ka pëlqyer një deklaratë e tillë, ku Rama tha se nëse dy vendet nuk bashkohen në BE, atëherë kjo do të ndodhë në mënyrën klasike.

Ndër të tjera Kukan ka thënë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë nuk ndikojnë në negociatat e Beogradit me BE-në, por vendimet politike dhe sjellja tregojnë imazhin e përgjithshëm të vendit.

I pyetur nëse Serbia mund të jetë “neutral” kur vjen puna te BE dhe Rusia, Kukan tha se ai personalisht mendon që sot është e pamundur të jesh neutral.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?