Kukës, dyndje kamionësh në doganën e Morinit
Morin, qindra automjete të transportit të rendë janë detyruar të presin me orë të tëra në radhë për të kaluar në Kosovë. Sistemi doganor nuk punoi prej mëngjesit të sotëm duke shkaktuar vonesa e radhë të gjata deri në thellësi të territorit tonë.
Drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave shprehen të revoltuar se ky nuk është rasti i parë, por probleme të tilla janë kthyer të shpeshta veçanërisht gjatë fundjavave.
Shkëmbimet tregtare në mes Shqipërisë dhe Kosovës po rriten në mënyrë të shpejtë, veçanërisht në këtë periudhën kur nga Kosova vazhdon të jetë në fuqi taksa 100% për mallrat serbe.
Marrëveshjet për unifikimin doganor nuk po sjellin lehtësira për shkak të barrierave doganore.