Kukës, gjobë kush ndot ambientin
Bashkia Kukës do të aplikojë gjoba për të gjithë qytetarët apo subjekt që nuk i depozitojnë mbetjet në vendet e caktuara. Drejtori i Shërbimeve Publike Xhevdet Sopi, thekson se masat administrative do të nisin së aplikuari më 1 shtator. Prej disa ditësh Bashkia Kukës, ka nisur në çdo lagje të qytetit një aksion për pastrimin e mbetjeve urbane, inerteve dhe ferrave. Këto aksione, përveç pastrimit të qytetit, kanë si qëllim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, që të mbajnë pastër ambientet e përbashkëta.