Kukës kryeson PD, Tropoja blu, PS mban Hasin

Kur kanë mbetur 8 kuti nga mbyllja e numërimit, Kukësi ka shumë tendenca të ngjyroset me blu.

Kur kanë mbetur 6 kutitë e fundit Bashkim Shehu i koalicionit të djathtë kryeson me 55.08% kundrejt Hasan Halilaj të ASHE me 44.2%

Partia Demkratike ka arritur të mbajë edhe Bashkinë e Bajram Currit. Besnik Dushaj është kandidati fitues në Tropojë me 51.94 % të votave, ndërsa Rexhë Byberi i Aleancës për Shqipërinë Europane mori vetëm 44,63%.

Mjaft mbrapa kandidati i pavarur, Agron Demushi, me vetëm 3,42% të votave.

Pas daljes së rezultatit, para qendrës së numërimit nisën festimet në Bajram Curri.

Ndërkaq e majta ka arritur të mbajë Bashkinë e Hasit. Kështu kandidati të majtës Adem Lala ka fituar me 52.98%, kundrejt Elez Maçit të së djathtës me 46.05%.

Ndërsa kandidati i PSD, Gëzim Ukperaj ka marrë 0.97 të votave.

 

SHKARKO APP