Kukës, kundërshtuan dhe u përplasën me policinë, në pranga 3 persona dhe në kërkim 1 tjetër

Tre persona në Kukës janë arrestuar dhe një tjetër është në kërkim pasi kundërshtuan dhe u konfliktuan me policinë.

Një 33-vjeçar me iniciale A.D., po udhëtonte me një kamion së bashku me dy vëllezërit e tij dhe një kushëri teksa transportonin material kromi.

Policia ndaloi kamionin e cila ishte pa targa për kontroll në aksin rrugor Krumë-Letaj dhe i kërkuan dokumente drejtuesit të mjetit.

33-vjeçari i ka kundërshtuar dhe nuk ka dhënë asnjë dokument ndaj policia kërkoi shoqërimin e tyre në komisariat.

Gjatë shoqërimit për veprime të metejshme në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e shtetasit A. D., konkretisht vëllezërit B. D., D. D. dhe kushëriri i tij B. D., janë konfliktuar dhe kanë kanosur punonjësit e Policisë, me qëllim që të mos bllokonin kamionin.

Policia arriti të arrestojë drejtuesin e mjetit A. D., 33 vjeç, B. D., 30 vjeç dhe B. D., 34 vjeç, dhe shpalli në kërkim D. D., 36 vjeç, njëri prej vëllezërve të drejtuesit të kamionit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa nga ana e Policisë rrugore vijojnë veprimet për bllokimin e kamionit.

SHKARKO APP