Kukës/Një shkollë dhe 4 shtëpi të dëmtuara

Nga tërmeti i rënë në orën 03:55 në Bashkinë Kukës raportohen deri më tani 4 shtëpi të dëmtura dhe një shkollë 9 vjeçare. 4 shtëpi banimi të demtuar në Bashkinë Kukës dhe Has ndërsa nuk ka dëme në njerëz, raporton Shtabi i Emergjencave civile prefektura Kukës.

Në Bashkinë Kukës një shtëpi banim është dëmtuar në fshatin Vilë ndërsa 3 shtëpi banimi në fshatin Golaj të Bashkisë Has. Ne fshatin Gabricë të bashkisë Kukës është dëmtuar shkolla 9 vjeçare ndërkohë që mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat e qarkut të Kukësit.

Nga bashkia Tropojë nuk raportohet për dëme nga termeti.“’Bashkia e Kukësit po ndjek situatën e krijuar pas tërmetit të rëndë, i cili u ndje në orët e para të mëngjesit edhe në territorin tonë”, thuhet në një njoftim të Bashkisë Kukës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?