Kukës, tentuan të kalojnë ilegalisht 15 sirianë, vihen në pranga 4 persona
Policia e Kukësit goditi një tjetër rast i trafikimit të personave që vijnë nga vendet e treta, të cilët hyjnë ilegalisht nga Greqia në Shqipëri, duke i trafikuar në drejtim të Kosovës nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Në këtë mënyrë u finalizua me sukses operacioni antitrafik i koduar “Kaskada”, ku u vunë në pranga 4 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.09.2016, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve & Trafiqeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, finalizuan me sukses operacionin antitrafik i koduar “Kaskada”.
Në këtë kuadër u arrestuan në flagrancë 4 shtetas, konkretisht :
1-Gjerard Markaj, 35 vjeç, banues në Tiranë.
2- Riza Hasani, 54 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
3- Shefqet Velaj, 34 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë.
4-Zeqir Bajrami, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datën 30.09.2016, në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur “Fushë-Dugagjin”, me drejtim levizje Tiranë-Kukës, u kapën në flagrancë, duke transportuar 15 shtetas të huaj, Siranë, me automjetet e tyre, tip “Volzëagen” me targa AA 517 KS, automjetin tip “Benz”, me targa AA 973 GF dhe automjetin tip “Golf”, me targa AA 013 AF, cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonin për në Kosovë, kundrejt fitimit.
Materialet hetimore do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë, për veprën penale” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 298/2 e 25 të Kodit Penal
KOHA JONË SONDAZH

