Kukës. Trashësia e dëborës 20 cm, bllokohen rrugët

Rreshjet e dendura të dëborës kanë shfaqur probleme në qarkullimin e automjeteve. Trashësia e dëborës në qarkun e Kukësit ka arritur rreth 20 cm, ç’ka ka sjellë bllokimin e akseve rrugore dhe zonave rurale.Aksi Kukës-Tuneli i Kalimashit është përkohësisht i bllokuar dhe borëpastrueset janë duke punuar për të bërë të mundur kalimin.

Autoriteti Rrugor  këshillon për drejtuesit e mjeteve përdorimin e zinxhirave me qëllim shmangien e aksidenteve.

SHKARKO APP