Kukësi ende në shtetrrethim (VIDEO)
Janë të shumta videot dhe fotot që publikohen nga qytetarë të Kukësit për prezencën e shtuar të policisë atje ku bien në sy Forcat Speciale të mbërritura nga Tirana.
Qytetarët ankohen për këtë ushtrim terrori të cilin e konsiderojnë ”prej pushtuesi”. Videon më poshtë e ka publikuar ish-kryeministri Berisha.
Ai thotë se ”banditë me uniformë, narkopolicë të armatosur deri në dhëmbë terrorizojnë Kukësin! Vetëm revolta, mosbindja mbarë popullore ndaj narkoshtetit është përgjigja e merituar ndaj klikës në pushtet!”,-shkruan Berisha.
Qytetari nga Kukësi që ka dërguar videon shkruan: ”z.Berisha shiko se qfar po ndodh ne kukes po na trajtojne sikur na ka pushtuar serbi me duket”.
KOHA JONË SONDAZH

