“Kukësi”, ish-deputeti i kthehet deputetes socialiste: Si nuk keni turp, flisni për njerëzit sikur janë lecka

Në studion e “Opinion” ka pasur një përplasje mes pedagogut Mark Marku dhe deputetes socialiste Klotilda Ferhati. Ferhati  është shprehur se protestuesit në Kukës kanë dhunuar pronën publike dhe kjo sipas saj është e pa justifikueshme.

Marku e ka kundërshtuar duke i thënë se njerëzit e atij qarku jetojnë në varfëri dhe ky vendim i ka prekur “në palcë”:

“Precipitimi në dhunë është i pa falshëm, nuk mund t’ju thuash organeve shtetërore të mos bëjnë punën e tyre. Dhuna nuk justifikohet”, është shprehur Ferhati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që Mark Marku ka ndërhyrë  duke i thënë që edhe ajo që po bën shteti ndaj qytetarëve të Kukësit është dhunë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë nga debati:

Marku: Ju flisni për njerëzit sikur janë lecka.

Ferhati; Protestoni, po dhuna është e gabuar.

Marku: Si s’keni turp njëherë.

Ferahti: Ky është mendimi im.

Marku: A ka mundësi të flas unë.

Marku: Kur njerëzit preken në palcë shpërthejnë ashtu siç nuk ta pret mendja./Opinion.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?