Kukësi pikë e re e virusit, të prekur 7 persona të një familje
Harta me të prekur nga Pandemia e Covid-19 është qarku i Kukësit. Një familje në bashkinë e Hasit, ku shtatë persona kanë rezultuar pozitiv pas testeve të kryera. Nga këta të shtatë dy janë të moshuar, burri 77 vjeç dhe gruaja 70 vjeçe.
Nga ana tjetër mësohet se të infektuar janë edhe djali 45-vjeç dhe bashkëshortja 43-vjeçare, si dhe tre fëmijët e çiftit të ri. Të treja janë vajza të moshave 15, 17 dhe 20 vjeç. Dyshohet se kjo familje është infektuar për shkak të bashkëshortës së djalit të çfitit të moshuar, e cila së fundmi kishte marrë pjesë në një varrim.
Numri i të vdekurëve në vendin tonë ka shkuar në 16. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 78-vjeçar nga qyteti i Durrësit i prekur me koronavirus. Në total janë konfirmuar 277 të prekur (18 raste të reja brenda 24 orëve), 8 prej të cilëve janë fëmijë. Në komunikimin e përditshëm për mediat, ministria e Shëndetësisë, ka dhënë detaje lidhur me rastin e 78-vjeçarin.