Kukësi shpall “Qytetare Nderi” kryeparlamentaren e Italisë, Boldrini
Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini, do të shpallet “Qytetare nderi e Kukësit” me motivacionin “Për kontributin dhe humanizmin e veçantë në menaxhimin e krizës kosovare të vitit 1999”.
Ky vendim është miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe dhënia e titullit do të bëhet me 14 tetor nga kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu, në një ceremoni të veçantë, ku pritet të marrë pjese edhe kryetari i Parlamentit Shqiptar Ilir Meta.
Kryetari Shehu është shprehur se Kukësi është i nderuar që i jep këtë titull një mike të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.
Laura Boldrini ndoqi gjithë çështjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës në 1999 dhe për disa muaj qëndroi në Kukës në mbështetjeve të kosovarëve të dëbuar nga serbët.
Personalisht është kujdesur për sistemimin e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova dhe vendosjen e tyre në Shqipëri. Boldrini ka mbajtur qëndrime të hapura dhe publike në favor të çështjes shqiptare. Pas përfundimit të luftës në Kosovë qëndroi në krye të zyrës së UNHCR-së në Prishtinë ku u kujdes për kthimin dhe rindërtimin e jetës së shqiptarëve të Kosovës.

KOHA JONË SONDAZH

