Kukësi si lapidari i mikpritjes shqiptare, përkujtohet eksodi i kosovarëve për shkak të genocidit serb

Çdo 16 prill shumë qytetarë të Kosovës, rikthehen në Kukës, për të përkujtuar Eksodin Biblik të 99-tës, ku gjetën mikpritjen bujarinë dhe zemrën e hapur për ta.

Nën një simbolikë të veçantë, qindra qytetarë nga Kosova edhe në 24 vjetorin e “’Eksod 99” kanë kaluar kufirin Kosovë- Shqipëri për të mbërritur në Kukës.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e cilësoi Kukësin si lapidarin e mikpritjes shqiptare.

Në Marsin dhe prillin e vitit 1999 ushtria serbe ndërmorri një vale të gjerë të spastrimit etnik të popullsisë shqiptare në Kosovë, duke larguar me dhunë mijëra banorë nga shtëpitë e tyre.

Ishte Kukësi që u bë shtëpia e dytë e tyre, ku rreth 700 mijë persona u strehuan në shtëpi, godina institucionesh dhe në kampet që u ngritën për pritjen e tyre, deri ne 13 qershor ‘99 kur Kosova u çlirua nga NATO dhe UÇK.

SHKARKO APP