FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kulluri: Berisha është mjeshtër, ja për çfarë po i përdor Nokën dhe Bardhin

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri thotë se Berisha po përdor Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën, për të hequr vëmendjen nga dështimet e veta.

Komentet Kulluri i bëri në ”Euronews Albania”, ku tha se Berisha premtoi se do të fitonte zgjedhjet lokale të 14 majit dhe nuk e mbajti premtimin, nuk mbajti as përgjegjësi për dështimin. Ai tha gjithashtu se bashkimi i “Rithemelimit” me grupin e Bardhit, është një lëvizje mekanike.

“Ne jemi në politikë dhe do i përshtatemi rrethanave. Këto lëvizje mekanike janë lëvizje që nuk prodhojnë lajm, nuk prodhojnë politikë. Të gjitha këto lëvizje kanë ndodhur pas 14 majit. Edhe shkëputja e Bardhit dhe kalimi i tij te rrugica e Berishës, ka ndodhur pas 14 majit. Berisha është mjeshtër për të shpërqëndruar vëmendjen nga dështimet e veta dhe patjetër që përdor personazhe si Noka dhe Bardhi. Angazhimi që mori Berisha në foltore dhe në Kuvendin e 11 dhjetorit, ka qenë se do të fitonin zgjedhjet lokale. Në 14 maj humbën keq. A mbajti përgjegjësi Berisha për këto humbje?”, tha Kulluri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?