Kulluri: Listat e mbyllura dhe vota e diasporës, dy autogolat e PD në zgjedhjet e 11 majit
Analisti Edvin Kulluri e quan autogol nga Partia Demokratike marrëveshjen që bëri me maxhorancën e kryeministrit Edi Rama për Reformën Zgjedhore dhe kjo për dy pika. Sipas tij ata janë listat e mbyllura dhe votimi i diasporës, që edhe çuan në humbjen e PD në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
”Lstat e mbyllura që ishte një avantazh shumë i madh që iu dha Ramës në tavolinë dhe vota e diasporës për mënyrën si u gjet zgjidhja e modalitetit të votimit, kanë qenë autogola të opozitës.
Një vit më parë është thënë troc mos ja bëni këtë dhuratë Edi Ramës se votimi me postë dhe me zarfe i hapi rrugë abuzimit dhe ka patur abuzime pafund ku ka shkuar votë familjare me postë ku ti nuk e menaxhon dot si opozitë.
Partitë e vogla kërkuan listat e hapura që të fusnim garën brenda partive që të maksimalizohej vota. Partitë e reja merrnin 6 muaj para zgjedhjeve gati 20% të votave sipas sondazheve. Listat e mbyllura demotivoi kandidatët e partive të vogla dhe historia e Shabanit dhe Lapajt si degradoi e pamë cfarë dëmi bëri dhe në perceptim, dhe mosbashkimi i partive të reja për shkka të mungesës së vullnetit të partive të reja, konkretisht të Lapajt dhe Qorit”,-tha Kulluri.
KOHA JONË SONDAZH

