Kulluri: Partitë politike janë rreshtuar qartësisht kundër SPAK-ut
Edvin Kulluri, anëtar i “Djathtas 1912 thotë se partitë kryesore politike janë rreshtuar qartë kundër SPAK-ut. Për të është e pakuptueshme pse opozita acarohet me SPAK-un që po kërkon të kufizojë abuzimet e qeverisë.
”Ka disa parti politike, ato kryesore, që janë rreshtuar qartë kundër SPAK-ut.
Me ndalimin e Veliajt është e qartë që palët kryesore në Kuvend janë të pozicionuara qartë kundër organeve të reja të drejtësisë.
Kjo pjesë e politikës, në inkoherencë të plotë me ato që thonë vetë dhe si votuan në vitin 2016, kanë dalë hapur kundër nismës që morën vetë për SPAK dhe GJKKO”, tha Kulluri.
KOHA JONË SONDAZH

