Kulluri: Po përpiqet të fitojë kohë, fatkeqësisht për Ramën dhe Ballukun hetimet vijojnë

Analisti Edvin Kulluri ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun, për të cilën Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar arrestimin. Kulluri theksoi se SPAK dhe GJKKO gëzojnë një mbështetje të lartë publike.

”SPAK dhe GJKKO kanë një mbështetje popullore deri në 80% në momente të caktuara të veprimtarisë së tyre. Por nuk ka zbritur nën 65%, sepse njerëzit po thonë që duhet të rivendoset barazia para ligjit. Prokurorët kanë shkuar në nivelet më të larta të politikës”,-u shpreh ai në ”News 24”.

Për të përplasja mes drejtësisë dhe pushtetit është thelluar. ”Unë mendoj se Rama nuk e përballon dot këtë përplasje, nuk ka fuqi, mes drejtësisë dhe pushtetit, pavarësisht se ka 13 vite në pushtet. Gjysma e deputetëve janë komisionerë të grupeve kriminale. A do mundet dot Rama të mundë ndërkombëtarët, drejtësinë, popullin, etj? Unë nuk besoj”,-deklaroi Kulluri, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë politike përballë hetimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kryeministrin Edi Rama, tha se po përpiqet të fitojë kohë, ndërsa çështja ka avancuar deri te kërkesa për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. “SPAK ka shkuar te heqja e imunitetit, nuk diskutohet më pezullimi i saj nga detyra. Fatkeqësisht për Ramën dhe Ballukun, hetimet vijojnë,” tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?