Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 1 shtetas që kishte kultivuar 48 bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.

Mësohet se një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

”Si rezultat i shtimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj..

Swiss Digital Desktop Reklama

Në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat, u gjetën të kultivuara 48 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?