Kumani feston me muzikë dhe gëzim, deputetja Çaushi: Momente që na mbledhin bashkë
Një mbrëmje e veçantë është zhvilluar në Kuman të Fierit, ku banorët janë mbledhur së bashku për të shijuar muzikën, festën dhe një atmosferë të mbushur me energji pozitive.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka ndarë momente nga kjo mbrëmje festive, duke vënë theksin tek rëndësia e bashkimit dhe e momenteve të bukura në komunitet.
“Kumani! Një mbrëmje e bukur mes banorëve të Kumanit, me muzikë, festë dhe shumë energji pozitive. Momente të thjeshta, por të bukura, që na mbledhin të gjithëve bashkë”, shkruan Çaushi. Atmosfera festive solli një mbrëmje të ngrohtë për banorët e Kumanit, duke krijuar momente gëzimi dhe bashkimi mes komunitetit.
KOHA JONË SONDAZH

