Kumbaro në Himarë, takohet me turistët: Këtë vit më shumë plazhe publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon ku në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuajse janë dyfishuar. Kumbaro u ndalua gjatë inspektimit nga një pushues shqiptar, që kishte ardhur bashkë me të fejuarën italiane, vjehrrin dhe vjehrrën për të shijuar plazhet dhe bukuritë e bregdetit shqiptar.

I riu u prezantua me emrin Raul dhe gjatë bisedës shprehu kënaqësinë që këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara.

“Ka më shumë plazhe publike sivjet. Ti mund ta vendosësh peshqirin apo shezlongun jo vetëm në plazhe publike, por edhe në plazhet private në buzë të detit sepse është e lejuar. Askush nuk do të të ndalojë”, tha Kumbaro. Ministrja u shpreh se fjalët e mira të pushuesve përtej kënaqësisë, shtojnë edhe me shumë përgjegjësinë për këtë sezon turistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë inspektimit në plazhet e Himarës, ministrja kërkoi nga të gjithë administratorët e plazheve private të respektojnë distancën 2.5-3 metra buzë detit si hapësirë publike, si dhe koordinim mes bashkisë dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e plazheve publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?