Kumbaro: Regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta hapur deri më 31 korrik

Regjistrimet online në e-Albania për klasën e parë dhe të dhjetë mbyllen këtë të premte, më 31 korrik.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro i bëri apel sot prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasën e parë ose klasën e dhjetë në një nga shkollat që ofron sistemi, sipas vendbanimit të tyre.

“Afati përfundon më 31 korrik, ndaj mos e lini aplikimin për ditën e fundit. Shkollat tona në të gjithë vendin po bëhen gati të mirëpresin nxënësit në vitin e ri shkollor, me ambiente të rikonstruktuara, investime të reja dhe përmirësime të realizuara në bashkëpunim me pushtetin vendor”, theksoi Kumbaro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të gjithë nxënësit që dëshirojnë të ndjekin gjimnazin me kohë të pjesshme regjistrimet do të jenë të hapura deri më 11 shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?