Kumbaro replikë aktorit Ndrenika: S’ke nevojë të shtrihesh tek dera e teatrit

“Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”, ka qenë deklarata e ashpër në tavolinë, jo formale e aktorit Robert Ndrenika.

Lidhur me këtë qëndrim të fortë të ikonës së filmit, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i është përgjigjur sot aktorit, për shqetësimin e tij.

Në një deklaratë për shtyp, Kumbaro nënvizon se teatri nuk do të prishet, e as Ndrenika nuk ka nevojë pse të shtrihet, pasi i duhet skenës dhe teatrit të ri.

Madje Kumbaro tha se kishte ftuar aktorin e madh në eventin e sotëm për ndërtimin e qendrës së re multifunksionale teatrale por aktori nuk ka ardhur.

“Përfitoj nga rasti ti them edhe një herë aktorit të madh Robert Ndrenikës të cilën e ftova të vinte dhe sot por koha nuk ishte e përshtatshme. Tek darkonim bashkë dy netë më parë në Festivalin e Teatrit Ballkanik me miq dhe i shpjegoja projektet e reja të teatrove, dua tia them sërish:  S’ka nevojë të shtrihet tek dera e teatrit për të mbrojtur tokën, sepse do i duhet të ngjitet në skenën e teatrit të ri, të të gjithë teatrove të ri që do të ndërtojmë për të luajtur rolet e mrekullueshëm që ai ka”,- u shpreh Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës.

SHKARKO APP