Kume: E drejtë kërkesa për pamjet filmike gjatë numërimit, rrit transparencën dhe prodhon prova

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, thotë se është e drejtë e kandidatëve (referuar disa kandidatëve humbës) të kërkojnë pamjet filmike të numërimit. Për të kjo rrit transparencës. Sipas Kumes, Kodi zgjedhor tashmë përmban rivlerësimin dhe rinumërimin e votave nëse ekziston prova dhe jo thjesht dyshim. Pamjet filmike edhe mund ta vërtetojnë këtë.

”Sa i takon kërkesës për pamjet filmike, për mua i shërben transparencës së procesit. Rinumërimi prodhon prova. Gara është normale, madje e bukur, e paparashikuar. Garuesit kanë të drejtë të kërkojnë informacion të plotë. Mund të ketë gabime, nuk e quaj si mosbesim të njerëzve që kanë te numëruesit, edhe pse kanë qenë nën presion.

Garuesi, që pretendon që i është ngrënë haku, e ka të drejtë të kërkojë këtë. Nëse ka manipulim, numëruesi do të përgjigjet para ligjit, gjithnjë nëse ka prova. Kodi Zgjedhor tashmë ka rivlerësimin dhe numërimin. Kjo për të rritur transparencën. Hapja e kutive është tjetër gjë’‘,-tha Kume.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?