Kume: Ndryshimet në legjislacionin zgjedhor bëjnë të mundur zhvillimin e zgjedhjeve me standarde

Për ish kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume, Këshilli Politik për reformën zgjedhore ka punuar me intensitet që nga momenti kur u krijua.

Në një intervistë për Ora News, ai deklaroi se ndryshimet e kërkuara në legjislacionin zgjedhor bëjnë të mundur zhvillimin e zgjedhjeve me standarde.

Kristaq Kume: ”Që nga koha e fillimit të punës së Këshilli deri sot, është pununar për mendimin tim me intensitet, dhe ka patur mirëkuptim të të gjitha palëve për të trajtuar të gjitha çështjet, përfshirë reformën e sistemit zgjedhor. Dhe për të bërë përpjekje maksimale për të gjetur konsensusin. Realizimi i kësaj mundësie për të bërë një reformë zgjedhore me kontributet e të gjithëve, është pranuar edhe një ndër objektivat e realizuara nga opozita jashtë kuvendit, sepse siç e dimë, formalisht janë të gjitha mundësitë për mazhorancën që ta bëjë e vetme atë ndryshim. Por është bërë e mundur nga presioni i opozitës, qytetar por edhe nga këmbëngulja e institucioneve ndërkombëtare, që të bien dakord në kushtet e situatës së vendit tonë, gjendja të kalojë nëpërmjet një zgjidhje që mund ta justifikosh me objektivin që ajo synon të realizojë. Pra realizimin e ndryshimeve të kërkuara të nevojshme në legjislacionin zgjedhor dhe jo vetëm në legjislacionin zgjedhor, për të bërë të mundur që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen me standarde. Një arritje e tillë e opozitës jashtëparlamentare, nuk mund të zhbëhet sepse ndodhemi përpara një situate të re, që ka ngarkesa politike, ka mundësi që të interpretohet se çfarë do të thotë kjo për zhvillimin e demokracisë në vendin tonë. Por nuk ka pse të jetë argument  mbështetje për vendimmarrje e cila do të zhbëjë të gjithë atë që është arritur deri sot.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?