Kunati i Kacifas kërkon ndërhyrjen e Ramës dhe Tsipras për marrjen e trupit

Kunati i Kostandin Kaçifas, i cili u vra nga forcat RENEA ka dhënë një deklaratë për mediat. Vangelis Sekellarakis ka deklaruar se kërkon ndërhyrjen e kryeministrit Rama dhe Tsipras për të marrë trupin e 35-vjeçarit.

Po ashtu, sot për gati dy orë me rradhë, në prani edhe të dy avokatëve, një shqiptar dhe tjetri grek, Jani Kaçifa ka dhënë dëshminë e tij lidhur me varsjen e të birit nga forcat RENEA të dielën e 28 tetorit në Bularat.

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur të shqyrtojë filmimet e RENEA-s gjatë aksionit në Bularat ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime të Ora News shprehen se në pamje tregohet qartë momenti kur të riut i është bërë thirrje që të dorëzohet, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të njëpasnjëshme. Madje mësohet se negociatorët i janë afruar Kacifas duke i kërkuar që të dorëzohej, por shqiptaro-greku jo vetëm ka refezuar por edhe ka rrezikuar jetën e efektivëve të RENEA-s duke qëlluar mbi ta me kallashnikov.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?