Kundër emërimit të Gonxhes, Berisha mesazh nga dritarja: Rama e bëri “super-ministër” me 3 portofole

Nga dritarja e banesës ku vijon izolimin, Sali Berisha ka kritikuar emërimin e Blendi Gonxhes si ministër të ministrisë për Kulturën, Ekonominë dhe Inovacionin nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama. Berisha iu drejtua mbështetësve të tij nga dritarja sërish ashtu si ka vepruar që nga vendosja e tij në arrest në shtëpi.

Berisha e cilësoi Gonxhen si “një nga hajdutët më të papërmbajtur”, ndërsa u shpreh se Rama e bëri “superministër” me 3 portofole.

“Një nga hajdutët më të papërmbajtur të vendit, Blendi Gonxhe shpallet super ministër me 3 portofole. Cilido që njeh bashkinë e Tiranës, ju kujtohen çifti i 20 përqindëshit Rama-Gonxhe. Askujt nuk i harrohen vjedhjet e mëdha të Gonxhes së bashkisë që përmbyti Tiranën”, u shpreh Berisha mes të tjerash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?