Kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet protestës
Mijëra qytetarë dhe aktivistë kanë vijuar sot protestën në Tiranë kundër projektit të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnec, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të çdo ndërhyrjeje dhe hapjen e një procesi të plotë konsultimi publik.
Në mesin e tyre është edhe babai i Martin Canit, Ëngjëll Cani. Tubimi nisi në sheshin ”Skënderbej”, ku protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur slogane në mbrojtje të zonave të mbrojtura natyrore. Më pas, protestuesit nisën marshim paqësor drejt Kryeministrisë, ku bëjnë thirrje që qeveria të tërheqë projektin dhe të publikojë të gjitha dokumentet e lidhura me të.
Organizatorët e protestës theksojnë se shqetësimi i tyre lidhet jo vetëm me ndikimin mjedisor, por edhe me mungesën e transparencës institucionale, ndërsa priten reagime nga autoritetet për hapat e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

