Kundërshtoi dhe goditi me thikë policin bashkiak, arrestohet 55-vjeçari në Berat

Një 55 vjeçar në Berat është vënë nën prangat e policisë, pasi ka plagosur me thikë punonjësin e policisë Bashkiake G.Ç., 36 vjeç.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, 55-vjeçari i ka kundërshtuar.

Më pas me ndërhyrjen e punonjësit të policisë bashkiake, e ka goditur atë duke i shkaktuar dëmtime. Në lidhje me këtë ngjarje materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë/ Berat

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 55 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, i ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime, punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin G.Ç., 36 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?