Kundërshtoi me dhunë fizike punonjësit e Qarkullimit Rrugor, arrestohet 26-vjeçari

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Qarkullimit Rrugor, arrestohet 26-vjeçari.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Ksamil. Ky shtetas, gjatë ditës së djeshme, në rrugën Butrinti, Ksamil, (rast i bërë publik dhe me pamje filmike në rrjetet sociale) kundërshtoi me dhunë punonjësit e qarkullimit rrugor të Sarandës, gjatë ushtrimit të detyrës për plotësimin e procesverbalit të shkeljes rrugore.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?