Kundërshtuan policët për makinën pa letra, babë e bir në pranga

Babë e bir kanë përfunduar në pranga të policisë së Durrësit. Flamur Hoxha 51 vjeç dhe Pëllumb Hoxha 25 vjeç janë arrestuar nga policia e qytetit bregdetar. Në datën 1 maj ata kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Makina e tyre “Volsvagen Polo”, me targa DR 0680 E, ishte pa dokumentacionin përkatës ndaj policët, pasi e kanë ndaluar, kanë kërkuar shoqërimin e tyre në komisariat për verifikim.

Një gjë e tillë nuk është pranuar nga Flamur Hoxha dhe djali i tij. Ata madje dhe janë konfliktuar me efektivët e Policisë Rrugore./tvklan.al

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?