Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur dashuria e zemrës së misionares i troket në kraharor, nuk i’a lejon një gjysheje të dalë në pension

Aktualitet E diel, 9 Gusht 2026 15:36
Kur dashuria e zemrës së misionares i troket në kraharor, nuk i’a lejon një gjysheje të dalë në pension
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Ka një moshë kur bota të thotë se ke bërë mjaft. Ke rritur fëmijët, ke përmbushur detyrimet, ke kaluar netët pa gjumë, ke mbajtur mbi supe shqetësime që askush nuk i ka numëruar dhe tani, më në fund, të takon të ulesh, të pushosh, të jetosh për vete.
Por dashuria nuk njeh pension, ajo zemër që troket në kraharorin e mrekullive të mëdha të njerëzores, nuk jepet.
Dhe një nënë e vërtetë nuk e mat jetën me orët e punës, as përkushtimin me moshën.
Shpesh, në nxitimin për të shpallur të përmbushur misionin e prindërimit, për t’ua dorëzuar brezave të rinj fushëbetejat e jetës dhe për të kërkuar më në fund një botë pa shqetësime, pa zhurmë, pa përgjegjësi e pa sfida, shumë njerëz të moshës së tretë largohen gradualisht nga ajo që i ka mbajtur të gjallë për dekada, ndjenja se janë ende të nevojshëm.
Dhe ndonjëherë, pa e kuptuar, duke kërkuar qetësinë, fillojnë të largohen edhe nga vetë kuptimi i jetës.
Nuk është e lehtë të plakesh.
Por ndoshta është edhe më e vështirë të besosh se, pasi ke rritur fëmijët, nuk ke më asgjë për t’u dhënë.
Shumë nëna kanë vuajtur. Shumë kanë sakrifikuar. Kanë rritur fëmijë në varfëri, në ankth, në mungesa, në net të gjata pa gjumë. Shumë e kanë bërë këtë thuajse të vetme, sepse burrat e tyre nuk kanë qenë gjithmonë krahë të barabartë në atë betejë të përbashkët që quhet prindërim.
Ato kanë dhënë rininë, bukurinë, kohën, shëndetin dhe shpesh ëndrrat e tyre, që fëmijët të mund të ndërtonin ëndrrat e veta.
Dhe kur fëmijët rriten, martohen, krijojnë familjet e tyre, duket sikur misioni përfundon.
Por jo.
Një nënë nuk heq dorë nga të qenit nënë.
Një gjyshe nuk pushon së qeni gjyshe.
Ajo heq dorë vetëm kur mbyll sytë.
Vetëm atëherë mund ta flakë tej bohçen e saj të padukshme, atë bohçe ku gjithmonë gjendet diçka për t’ia ëmbëlsuar syrin, shpirtin e gojën fëmijëve të fëmijëve të saj.
Vetëm atëherë mund të tkurret prehri që ka qenë strehë për trishtimet, të pushojë dora që ka ditur të ledhatojë ballin e përvëluar, të heshtë zëri që ka ditur të thotë fjalën e duhur në çastin kur gjithçka tjetër dukej e kotë.
Vetëm atëherë mund të pushojë ai kraharor që ka dëgjuar kaq shumë zemra të vogla të rrahin me ankth, me frikë, me gëzim, me jetë.
Sepse në prehrin e një nëne dhe gjysheje nuk kemi gjetur vetëm ngrohtësi.
Kemi gjetur kurajën për t’u rrëzuar e për t’u ngritur.
Kemi gjetur një vend ku mund të qanim pa turp.
Një vend ku dobësia nuk na turpëronte.
Një vend ku bota, sado e ashpër të ishte jashtë, për disa çaste bëhej më e butë.
E gjithë kjo më erdhi në mendje duke parë një gjyshe të lagjes sime.
Një zonjë që, së bashku me bashkëshortin, mban një aktivitet të vogël ku, përveç shërbimit, duket sikur ofrojnë edhe diçka shumë më të rrallë: njerëzillëk.
Ajo i ka rritur fëmijët e saj. I ka parë të rriten, të martohen, të ndërtojnë familjet e tyre dhe të ecin në rrugën e vet.
Mund të kishte thënë: “Tani është radha ime të pushoj.”
Dhe askush nuk do ta kishte gjykuar.
Por ajo nuk e ka bërë këtë.
Ajo vazhdon misionin e nënës dhe të gjyshes. Jo me kohë të plotë, por me zemër të plotë.
E gjendet pranë së bijës, e cila punon në profesionin që ka zgjedhur dhe që e ushtron në një ambient të ofruar nga prindërit. Ndërsa bija punon, ajo gjendet aty ku nevojitet më shumë. pranë fëmijës.
Nuk ka asnjë spektakël në këtë.
Asnjë duartrokitje.
Asnjë ceremoni.
Vetëm jeta e përditshme.
Një ditë, kur po kthehesha nga puna, ndalova si zakonisht për të bërë ndonjë pazar në dyqanin e lagjes.
Ajo ishte aty.
Në krahët e saj mbante fëmijën e vogël të së bijës. Fëmija, me sa dukej, nuk ndihej mirë. Ajo e mbante fort pas kraharorit, e qetësonte, e përkundte, ndërsa njëkohësisht përpiqej të më shërbente.
Në një ambient aty pranë, e ëma e fëmijës vazhdonte punën e saj.
Dhe ajo skenë e vogël, thuajse e zakonshme për sytë e një kalimtari, më mbeti në kujtesë.
M’u duk si një emblemë e artë e sakrificës.
Një tablo e vogël e asaj që quhet përkushtim.
Sepse ajo grua nuk po bënte ndonjë gjë të jashtëzakonshme në sytë e botës. Nuk po shpëtonte një jetë. Nuk po shkruante një histori që do të botohej në gazeta. Nuk po merrte një çmim.
Ajo thjesht po mbante në krahë fëmijën e fëmijës së saj.
Por ndonjëherë, madhështia e njeriut nuk shfaqet në veprat e mëdha.
Shfaqet pikërisht në ato gjeste të vogla që askush nuk i fotografon.
Në një dorë që zgjatet.
Në një fëmijë që përkundet.
Në një nënë që punon e qetë, sepse e di se diku pranë saj është një tjetër nënë që kujdeset për fëmijën e saj.
Kjo është trashëgimia më e bukur që mund të kalojë nga një brez te tjetri, besimi se familja nuk është vetëm lidhje gjaku, por edhe përgjegjësi dashurie.
Ajo nuk e bën këtë për një fotografi në Instagram.
Nuk e bën për ndjekës në Facebook.
Nuk e bën për t’u thënë të tjerëve: “Shikoni sa shumë bëj.”
Nuk kërkon medalje, mirënjohje apo shpërblim.
Ajo thjesht beson se ka ende diçka për të dhënë.
Dhe nuk ngurron të japë veten.
Këtu qëndron madhështia e saj.
Sepse të jesh i dobishëm për dikë që do, nuk është gjithmonë një barrë. Ndonjëherë është një nga format më të pastra të lumturisë.
Ka njerëz që, pasi kanë dalë në pension nga profesioni, dalin pa e kuptuar edhe nga jeta.
Dhe ka të tjerë që, edhe pasi kanë përfunduar detyrimet e mëdha të jetës, vazhdojnë të jenë të pranishëm aty ku dashuria i thërret.
Kjo gjyshe i përket të dytëve.
Ajo dëshmon se mosha mund ta ngadalësojë hapin, por nuk ka pse ta ngadalësojë zemrën.
Se duart mund të lodhen, por nuk kanë pse të harrojnë të përqafojnë.
Se një grua mund të ketë përmbushur detyrën e saj si nënë, por dashuria nuk është një detyrë që përfundon me një afat.
Prandaj, një nënë e mirë shpesh bëhet një gjyshe e jashtëzakonshme.
Jo domosdoshmërisht një gjyshe që është aty çdo minutë, por një gjyshe që është aty kur duhet.
Me krahët e saj.
Me kraharorin e saj.
Me durimin.
Me fjalën.
Me përvojën.
Me atë lloj dashurie që nuk bën zhurmë.
Dhe kjo ka një çmim që nuk vlerësohet me para.
Sepse një gjyshe nuk i jep fëmijës së fëmijës vetëm kohën e saj.
I jep një pjesë të historisë së familjes.
I jep kujtimet e saj.
I jep mënyrën se si dikur është dashur ajo vetë.
I jep një fëmije ndjesinë e hershme dhe të pazëvendësueshme se bota mund të jetë një vend i sigurt.
Thonë: “Fëmija i fëmijës është mjalti i mjaltit.”
Ndoshta kjo shprehje ka lindur pikërisht nga përvoja e mijëra nënave që, pasi kanë rritur fëmijët e tyre, zbuluan se dashuria mund të ketë edhe një stinë tjetër.
Një stinë më të butë.
Më të ëmbël.
Por kjo gjyshe nuk e sheh mjaltin vetëm si kënaqësi.
Ajo e kthen atë në shërbim.
Në prani.
Në ndihmë.
Në një dorë të zgjatur për bijën e saj.
Dhe kështu, pa zhurmë, ajo na kujton një të vërtetë që shpesh e harrojmë, njeriu nuk plaket atëherë kur i shtohen vitet, plaket atëherë kur bindet se nuk ka më asgjë për të dhënë.
Për sa kohë një zemër rreh për dikë tjetër, ajo zemër është ende në udhëtim kah qiejt e presin si lartësim hyjnor.
Për sa kohë një prehër pret një fëmijë, ai prehër nuk është bosh.
Për sa kohë një dorë zgjatet për të ndihmuar, ajo dorë nuk është plakur.
Dhe për sa kohë një gjyshe mban në krahë fëmijën e fëmijës së saj, ajo nuk po kthehet pas në jetë.
Ajo po e vazhdon atë.
Ndoshta kjo është një nga format më të bukura të pavdekësisë njerëzore, të mos jetosh vetëm për veten, por të vazhdosh të jetosh në dobinë, kujtesën dhe dashurinë e atyre që do.
Kjo është arsyeja pse kjo gjyshe është e denjë për respekt.
Jo sepse është e detyruar.
Por sepse zgjedh të jetë aty.
Jo sepse nuk ka nevojë për pushim.
Por sepse dashuria e saj është më e fortë se rehatia.
Jo sepse nuk është lodhur.
Por sepse e di se ka lodhje që të rrënojnë dhe ka lodhje që të bëjnë të ndihesh gjallë.
Dhe ndoshta, në fund të fundit, kjo është ajo që na mësojnë gjyshet më të mira, sepse të jetosh gjatë nuk është thjesht të mbledhësh vite. Është të mbledhësh arsye për të qenë ende e nevojshëm.
Ajo është një prej tyre.
Një nënë që nuk e ka mbyllur misionin.
Një gjyshe që nuk e ka mbyllur zemrën.
Një grua që, në heshtjen e përditshmërisë, na kujton se dashuria e vërtetë nuk kërkon skenë.
Ajo thjesht merr një fëmijë në krahë…
dhe qëndron aty si një shembull.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 6 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 7 orësh
Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjist...

Para 7 orësh

Etiketat e lidhura

albert vatajfemijagjyshjanena
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.