Kur do të kemi ujë 24 orë? Rama: Do ta zgjidhim nga 2022

Në 2022 do të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm në Shqipëri. Ky është të paktën premtimi i kryeministrit Edi Rama, i cili ishte sot në Bilisht.

Në Pojan, gjatë inspektimit të kantierit të ujit në Maçurisht, kreu i qeverisë tha se Maliqi, Liboniku e zona të tjera të kësaj bashkie kanë tanimë ujë 24 orë.

Por të tjerët?

Edi Rama premton se bashkitë e vjetra, por edhe komunat e mëdha do të kenë ujë 24 orë në 2022.

Brenda 2022 të gjitha qendra urbane do të jenë me 24 orë ujë, dmth me qendra urbane kam parasysh jo vetëm bashkitë e vjetra por edhe komunat me banimin më intensiv” tha Rama.

SHKARKO APP